Ndërlidhjet

logo-print

Shpërthim i madh në kryeqytetin e Somalisë


Ilustrim

Ilustrim

Mediat bëjnë me dije se një shpërthim i madh ka ndodhur sot në kryeqytetin e Somalisë, Mogadishu.

Agjencia e lajmeve AFP, ka njoftuar se shpërthimi ka bërë që re të zeza të tymit të duken në qiell në afërsi të aeroportit ndërkombëtar të qytetit.

Sipas saj, dëshmitarët kanë treguar se në afërsi të aeroportit ka shpërthyer një makinë bombë, vend i cili është cak i militantëve të grupit Al-Shabaab, të lidhur me organizatën Al-Qaeda.

Nuk bëhet me dije nëse ka viktima si rezultat i shpërthimit.

XS
SM
MD
LG