Ndërlidhjet

logo-print

Presidenti iranian thotë se izolimi po e pengon zhvillimin ekonomik


Presidenti iranian, Hasan Rohani

Presidenti iranian, Hasan Rohani

Presidenti i Iranit ka thënë se vendi i tij nuk mund të ketë rritje ekonomike të qëndrueshme, përderisa është i izoluar ndërkombëtarisht.

Gjatë një fjalimi televiziv të mbajtur sot, Hasan Rohani iu ka bërë thirre ekonomistëve iranianë, që të ndërrmarrin masa me qëllim që t'i jepet fund izolimit ndërkombëtar.

“Ekonomia jonë nuk do të ketë mbarësi përderisa ajo është e monopolizuar”, ka thënë ai teksa ka shfaqur nevojën e rritjes së konkurrencës.

Rohani ka shtuar gjithastu se ekonomia duhet të jetë transparente, me qëlllim që të luftohet korrupsioni.

Irani aktualisht është në bisedime me fuqitë botërore që kanë për qëllim rregullimin e programit bërthamor të Iranit, në këmbim të heqjes së sanksioneve ndërkombëtare.

XS
SM
MD
LG