Ndërlidhjet

Papa Françesku emëron kardinalët e rinj


Papa Françesku
Papa Françesku

Papa Françesku, 78 vjeçar, i ka emëruar njëzet kadinalë të rinj, duke përfshirë dhjetë nga Azia, Amerika, Afrika dhe Oqeania.

Gjatë fjalimit të tij të sotëm në Vatkan, Papa Françesku para mijëra njerëzve të mbledhur i ka lexuar një nga një emrat e kardinalëve të rinj.

Emërimet nga Papa Françesku i cili me prejardhje është nga Argjentina, janë pjesë e zhvendosjes së 1.2 miliard katolikëve nga Evropa dhe Amerika e Veriut.

Asnjë nga Amerika e Veriut nuk është emëruar kardinal.

Pesëmbëdhjetë nga numri i kardinalëve të rinj janë nën moshën 80 vjeçare të cilët kanë të drejtë pjesëmarrje në mbledhjen e fshehtë, e cila do ta zgjedhë pësuesin e Papa Françeskut, në rast të vdekjes së tij apo largimit të tij nga kreu i kishës për ndonjë arsye tjetër.

XS
SM
MD
LG