Ndërlidhjet

Zyrtarët rusë thonë se tatarët e Krimesë i mbron shteti rus


Ilustrim

Ilustrim

Një zyrtar nga administrata ruse në rajonin e aneksuar ukrainas të Krimesë, ka thënë se tatarët e Krimesë duhet ta kenë të qartë që ata janë nën mbrojtjen e plotë të shtetit rus.

“Zëvendëskryeministri” i Krimesë Ruslan Balbek, komentet e tij i ka bërë sot gjatë një paraqitje në televizionin lokal.

Ai tha se tatarët e Krimesë e kanë mbështetur organizimin me datën 18 maj të këtij viti, që do të mbahet në përvjetorin e deportimit të eplokës së Stalinit.

Ai tha se për 23 vite nuk ka pasur mundësi që të festojnë së bashku dy komunitete, të krishterët dhe myslimanët.

Shumë aktivistë tatarë në Krime dhe udhëheqësit e komunitetit, janë ankuar duke thënë se po përballen me represionin dhe diskriminimin e vazhdueshëm, pas kundërshtimit që ia kanë bërë ata Moskës në kohën kur Rusia e ka aneksuar Krimenë.

XS
SM
MD
LG