Ndërlidhjet

logo-print

Iraku kërkon ndihmë shtesë nga Australia


Ilustrim

Ilustrim

Kryeministri i Irakut Haider al-Abadi ka kërkuar nga Australia që të rrisë mbështetjen e saj ushtarake për Irakun prmes dhurimit të armëve dhe trajnimeve, dhe kjo të ndodhë në një periudhë sa më të shpejtë ngase është e nevojshme për luftën kundër Shtetit Islamik.

Al-Abadi këto komente i ka bërë sot pas takimit që ka realizuar në Bagdad me kryeministrin australian, Tony Abbot.

Abbot ka arritur në Bagdad mëngjesin e ditës së sotme.

Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera, kohëve të fundit kanë njoftuar rreth përshpejtimit të programit të trajnimit, me qëllim që të ndihmohen forcat irakiane për tu përballur me militatët e Shtetit Islamik.

Avionët australianë po marrin pjesë në sulmet ajrore kundër objektivave të IS në Siri dhe Irak.

Rreth 200 trupa australiane pritet që së shpejti të arrijnë në Irak për të marrë pjesë në trajnimin e personelit ushtarak të Irakut.

XS
SM
MD
LG