Ndërlidhjet

Cameron thotë se do të donte referendum para 2017-tes


Kryeministri i Britanisë, David Cameron
Kryeministri i Britanisë, David Cameron

Nëse është e mundur, kryeministri britanik David Cameron, thotë se do të donte ta mbante një referendum për anëtarësimin apo jo të Britanisë në Bashkimin Evropian, para vitit 2017.

Përpara zgjedhjeve të planifikuara për maj, Cameron po përballet me presion nga euroskeptikët në partinë e tij konservatore, si dhe nga rritja e partisë anti-BE në Britani.

Ai ka premtuar se do rë rinegocijoj lidhjet e Britanisë me BE-në dhe ka premtuar mbajtjen e një referendumi në vitin 2017 në qoftë se partia e tij vazhdon të qëndroj në pushtet.

Cameron i ka thënë sot BBC-së, se do të ishte i kënaqur nëse referendumi do të mund të mbahet më herët.

Planet e reformave të Cameron përfshijnë kufizimin e migrantëve nga BE-ja si dhe reforma në pagesat e mirëqenjes.

Kancelarja gjermane Angela Merkel, para takimit që do ta ketë me Cameron gjatë javës tjetër, e ka bërë të qartë se nuk mund të cënohet lirija e lëvizjes së punëtorëve.

XS
SM
MD
LG