Ndërlidhjet

Fluturimi QZ8501: Rinisin kërkimet për kutinë e zëzë


Ilustrim
Ilustrim

Kanë rinisur kërkimet për kutinë e zezë të aeropolanit të pasagjerëve AirAsia, i cili është rrëzuar më 28 dhjetor, pasi kushtet e motit mbi Detin Java janë përmirësuar.

Aeroplani me 162 njerëz në bord ka qenë duke fluturuar nga Indonezia në Singapor kur është zhdukur nga radarët.

Ekipet e kërkimit kanë gjetur deri më tash 34 trupa, por mbetjet e shumë viktimave besohet të jenë ende në aeroplan.

Dhjetëra anije dhe avionë janë të përfshirë në operacionin e kërkimeve.

Fluturimi QZ8501 dyshohet se është rrëzuar për shkak të motit të keq.

XS
SM
MD
LG