Ndërlidhjet

Ghani kërkon afat për tërheqjen e trupave të huaja


Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani.
Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani.

Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani, ka thënë se afati dyvjeçar i Shteteve të Bashkuara për tërheqjen e trupave të fundit duhet “të rishikohet”.

Presidenti i SHBA-së, Barack Obama, ka thënë se do të angazhohet për tërheqjen e të gjithë ushtarëve amerikanë deri në fund të vitit 2016.

Por, militantët talibanë kanë shtuar sulmet në mënyrë dramtike vitin e kaluar dhe kanë shpallur fitore ndaj SHBA-së.

Ghani i ka thënë televizionit amerikan CBS se “afati nuk duhet të jetë dogmë”.

Momarrëveshjet për kohën e tërheqjes së koalicionit të udhëhequr nga SHBA-ja kanë cenuar marrëdhëniet e Obamës me paraardhësin e Ghanit, Hamid Karzai.

Prejse koalicioni ka përfunduar formalisht misionin paqeruajtës muajin e kaluar, rreth 13,000 ushtarë të huaj, shumica amerikanë, kanë mbetur në Afganistan për të trajnuar forcat lokale.

XS
SM
MD
LG