Ndërlidhjet

SHBA vret 6 militantë në Pakistan


Pakistan
Pakistan

Një sulm i telekomanduar nga Shtetet e Bashkuara ka vrarë së paku gjashtë militantë në veriperëndim të Pakistanit.

Zyrtarët e sigurisë kanë thënë se droni ka hedhur dy raketa.

Njëra ka goditur kompleksin e komandantit të talibanëve pakistanez, Hafiz Gul Bahadur, në Vaziristanin Verior, ndërsa tjetra një bazë pranë të një komandanti uzbek.

Të dielën, ushtria pakistaneze ka thënë se sulmet e saj ajrore në rajonin Khiber, i cili kufizohet me Vaziristanin Verior, kanë vrarë 31 militantë.

Ushtria thotë se ka vrarë së paku 1,200 militantë prejse ka nisur ofensivën në Vaziristanin Verior pranverën e kaluar.

XS
SM
MD
LG