Ndërlidhjet

Një takim i të ashtuquajturit grup i formatit Normandy mbahet sot në Berlin, ku përfaqësuesit e Ukrainës, Rusisë, Francës dhe Gjermanisë do të diskutojnë mundësitë për zgjidhjen e krizës në Ukrainë.

Kievi ka thënë se drejtori i Departamentit të politikave dhe komunikimeve, Oleksiy Makeev, do të ndjekë takimin, ndërsa Rusia ka dërguar zyrtarin e lartë të Ministrisë së Jashtme, Viktor Sorokin.

Makeev ndodhet tashmë në Berlin dhe ka thënë se të gjithë pjesëmarrësit në bisedime do të paraqesin planet e tyre për nxitjen e zbatimit të Marrëveshjes së Minskut.

XS
SM
MD
LG