Ndërlidhjet

Australia në luftë të ashpër me zjarret


Australi - foto arkivi

Australi - foto arkivi

Zjarrfikësit në jug të Australisë po përpiqen të ndalojnë zjarret, përpara përkeqësimit të motit që pritet të mërkurën.

Më shumë se 30 shtëpi dyshohet së janë shkatërruar në kodrat prapa qytetit Adelaide.

Zjarret kanë nisur qysh të premten dhe mbi 500 zjarrfikës po merren me to.

Zyrtarët thonë se zjarret janë më të rëndat në këtë zonë që në vitin 1983, kur kanë vdekur 75 njerëz.

Temperaturat në Adelaide pritet të arrijnë në 38 gradë Celsius të mërkurën.

XS
SM
MD
LG