Ndërlidhjet

Opozita siriane zgjedh kryetar të ri


Pamje nga lufta në Siri

Pamje nga lufta në Siri

Këshilli Kombëtar i Sirisë, koalicion opozitar në mërgim, ka zgjedhur Khaled Khojan për president të ri.

Ai do të zëvendësojë liderin aktual, Hadi al-Bahra, i cili nuk ka dashur të garojë për rizgjedhje.

Zgjedhja e Khojas është bërë të dielën, në ditën e tretë të takimit të Këshillit Kombëtar në Stamboll.

Khoja, ambasador i Koalicionit në Turqi, ka marrë 56 vota, ndërsa sekretari i përgjithshëm i Koalicionit, Nasr al-Hariri, 50 vota.

Koalicioni është formuar në vitin 2012 dhe mbështetet nga vendet perëndimore, Turqia dhe disa shtete arabe.

XS
SM
MD
LG