Ndërlidhjet

Pilotja e burgosur hyn në javën e katërt të grevës


Ilustrim

Ilustrim

Pilotja ukrainase Nadia Savchenko, e cila po mbahet në një qendër paraburgimi të Rusisë, ka hyrë në javën e katërt të grevës së urisë.

Ekipi ligjor i pilotes, ka bërë me dije se për shkak të grevës së deritashme njëzetenjë ditëshe, gjendja shëndetësore e Savchenkos ka filluar të përkeqësohet.

Savchenko ishte kapur nga seperatistët në lindje të Ukrainës në muajin qershor, ndërsa në korrik ajo është dërguar në një qendër paraburgimi në Rusi.

Pilotja 33 vjeçare, akuzohet nga autoritetet ruse për vrasjen e dy gazetarëve rusë që po e mbulonin konfliktin në Ukrainë.

Savchenko i ka mohuar akuzat, ndërsa ka thënë se transferimi i saj në Rusi, është i paligjshëm.

XS
SM
MD
LG