Ndërlidhjet

Shpërthimi në Odesa po hetohet si akt terrorist


ILustrim

ILustrim

Shpërthimi i cili ka ngjarë në një qendër të ndihmës ushtarake në qytetin ukrainas Odesa, po hetohet nga autoritetet ukrainase, si një akt terrorist.

Autoritetet ukrainase kanë bërë me dije se shpërthimi i cili ka ngjarë në orët e vona të së dielës, nuk ka shkaktuar viktima po ka thyer xhamat dhe ka dëmtuar veturat që gjendeshin jashtë qendrës vullnetare për ndihmë ndaj trupave ukraimase, që kanë luftuar ndaj seperatistëve në lindje të Ukrainës.

Agjencia Interfax, citon të ketë thënë një zëdhënës i policisë së qytetit, se sulmuesit kanë përdorur një pajisje shpërthyese për të shkatërruar derën hyrëse të objektit një katësh.

Shpërthimi i së dielës është i fundit nga një seri sulmesh që kanë goditur qëndrat mbështetëse për ushtrinë ukrainase në Odesa.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmet e fundit.

XS
SM
MD
LG