Ndërlidhjet

Japonia kërkon nga qytetarët që ta përtypin ushqimin ngadalë


Ilustrim

Ilustrim

Zyrtarët në Japoni iu kanë bërë thirrje qytetarëve që të përtypin ushqimin ngadalë, ngase së paku nëntë personave iu është zënë fryma dhe kanë vdekur, gjatë fetsës së Vitit të Ri nga ëmbëlsira tradicionale me oriz.

Ëmbëlsira e quajtur Mochi është ëmbëlsirë tradicionale e cila përgatitet në Japoni, si ëmbëlsire gjatë ditëve të pushimit për Vitin e Ri.

Por ëmbëlsira e cila përgatitet përmes ngjitjes së orizit, mund të shkaktoj probleme në fyt tek njeriu.

Gazeta Yomiuri Shimbun, ka raportuar më 3 janar, se së paku 128 persona janë shtrirë në spital gjatë festës për shkak se e kanë përtypur shpejt ëmbëlsirën Mochi.

Nëntë nga ta, sipas gazetës, kanë vdekur.

Organet përgjegjëse në Japoni, iu kanë bërë thirrje qytetarëve që ëmbëlsirën Mochi ta prejnë në copa të vogla, ta përtypin ngadalë dhe në rast të proplemeve, ta thërrasin ndihmën e shpejtë.

Japonezët sipas studimeve, secili në mënyrë vetanake, konsumon një kologram Mochi në vit dhe atë kryesisht gjatë javës së parë të janarit.

XS
SM
MD
LG