Ndërlidhjet

Libri i opozitarit kirgiz trondit kombin


Ilustrim

Ilustrim

Akuzat e paraqitura përmes një libri nga ana e një politikani opozitar të Kirgizisë i cili aktualisht jeton jashtë vendit, kanë shkaktuar tronditje në shtetin e Azisë qendrore.

Libri i ish-ligjvënësit nga partia Ata-Jurt, Sadyr Japarov, “Dhjetë vjet në politikë”, është publikuar së fundi në internet.

Ai nuk është botuar në formë libri.

Njëri nga zyrtarët që përmendet në libër, Emilbek Kaptagaev, të hënën i ka quajtur akuzat e bëra, si të pavërteta.

Nëse libri do të shtypet, ai ka paralajmëruar se do ta padis autorin.

Japarov aktualisht jeton në Poloni.

Ai dhe dy anëtarë të partisë, Kamchybek Tashiev dhe Talant Mamytov, janë dënuar nën akuzat se kanë bërë përpjekje për ta përmbysur qeverinë.

Por, ata janë liruar pas protestave të mbajtura.

Një prokuror i përgjithshëm, ka njoftuar të hënën se faktet e pretenduara nga Japarov në librin e publikuar në internet, duhet të hetohen.

XS
SM
MD
LG