Ndërlidhjet

Në Berlin nis takimi për Ukrainën


Ilustrim

Ilustrim

Përfaqësuesit e Ukrainës, Rusisë, Francës dhe Gjermanisë janë takuar në Berlin për të diskutuar me qëllim që ti jepet fund konfliktit në mes të forcave qeveritare dhe seperatistëve pro-rusë, në lindje të Ukrainës.

Bisedimet e ministrave të jashëtëm të këtyre vendeve po mbahen sot përpara një takimi të planifikuar të liderëve të katër vendeve, më 15 janar.

Udhëheqësi i departamentit të politikës në Ministrinë e Jashtme të Ukrainës, Oleksiy Makeyev, është duke e përfaqësuar Kievin.

Rusia në këtë takim e ka dërguar Viktor Sorokin, i cili është udhëheqës i departamentit për Ukrainën në Ministrinë e Jashtme ruse

Makeyev ka thënë të dielën, se pjesëmarrësit e takimit të sotëm do t’i paraqesin planet e tyre për avancimin e zbatimit të marrëveshjes së arritur në Minsk, më 5 shtator.

Luftimet në lindje të Ukrainës kanë vazhduar pavarësisht armëpushimit dhe përpjekjeve diplomatike për t'i dhënë fund konfliktit.

Që nga prilli i vitit të kaluar, në Ukrainë njanë vrarë më shumë se 4 mijë e 700 njerëz.

XS
SM
MD
LG