Ndërlidhjet

Opozitari rus thotë se nuk do ta respektoj arrestin shtëpiak


Opozitari rus, Aleksei Navalny

Opozitari rus, Aleksei Navalny

Udhëheqësi opozitar i Rusisë, Aleksei Navalny, thotë se nuk do ta respektoj arrestin shtëpiak dhe kushtet e vendosur, ngase ai e konsideron këtë masë si të paligjshme.

Sipas një postimi në faqen e tij sot, Navalny, ka thënë se ligji rus e përcakton se masa e arrestit shtëpiak mund të caktohet vetëm për persona të cilët ende nuk janë dënuar.

Navalny është dënuar për vjedhje më 30 dhjetor dhe ndaj tij është shqiptaur një dënim me kusht në kohëzgjatje prej tri vjet e gjysmë.

“Unë jam i vetmi person në historinë ruse që jam në arrest shtëpiak edhe pse jam i dënuar me një dënim me kusht”, ka thënë Navalny.

Vëllai i Navalny, Oleg, është dënuar për të njëjtat akuza, me tri vjet e gjysmë burgim.

XS
SM
MD
LG