Ndërlidhjet

logo-print

Në Gjermani protesta pro dhe kundër islamizimit të Perëndimit


Ilustrim

Ilustrim

Mijëra gjermanë pritet të demonstrojnë në katër qytetet të Gjermanisë kundër javës anti-islamizim, mitingje të cillat që nga fillimi i organizimit e kanë shtuar numrin e përkrahësve.

Protestat e parapara do t’i kundërshtojnë organizimiet e një grupi të njohur si Pegida, të cilët përmes disa protestave, kanë bërë thirrje që të mos islamizohet Perëndimi.

Grupi Pediga gjithashtui ka paralajmëruar një protestë e cila do të mbahet sonte në mbrëmje në qytetin gjerman Dresden.

Një protestë për të kundërshtuar këtë demonstratë të Pediga është paralajmëruar gjithashtu në Dresden.

Në Këln ku simpatizantët e Pediga janë zotuar se do të mblildhen sonte në mbrëmje, protesta do të mbahet në terr ngase udhëheqësit e katedrales së qytetit, kanë premtuar se do t’i fikin dritat.

Rreth dy mijë kundërprotestues pritet që t'i kundërshtojnë rreth 500 anëtarët e grupacionit Pediga në Këln.

Rreth 10 mijë protestues anti-Pediga pritet që sonte të mblidhen në Berlin dhe rreth 5 mijë të tjerë në Shtutgart.

XS
SM
MD
LG