Ndërlidhjet

Dy skiatorë amerikanë vdesin nga orteku në Austri


Ilustrim
Ilustrim

Dy skiatoër, që besohet se janë shtetas amerikanë kanë vdekur si rezultat i një oreteku të borës në një vendpushim në pjesën perëndimore të Austrisë, Soelden.

Ekipet e shpëtimit në Austri e kanë konfirmuar rastin duke shtuar se orteku i paparalajmëruar ka ardhur si rezultat i borës së madhe të ditëve të fundit.

Një zëdhënës i ekipit të shpëtimit, i ka thënë agjencisë AFP, se të dy skiatorët ishin djem të rinj me pasaporta amerikane.

Soelden është një vendpushim i njohur në rajonin e Tirolit në Austri dhe është baza evropiane e ekipit amerikan të skijimit.

Shërbimi i shpëtimit nuk ka thënë nëse dy të vdekurit kishin lidhje me ekipin amerikanë.

XS
SM
MD
LG