Ndërlidhjet

Dyshime nëse takimi për Ukrainën do të mbahet më 15 janar


Ilustrim
Ilustrim

Franca, Gjermania dhe Ukraina e kanë vënë në dyshim nëse një samit katër-palësh mbi konfliktin në Ukrainë, do të mbahet më 15 janar në kryeqytetin e Kazakistanit.

Zëdhënësi i kancelares gjermane Angela Merkel, Steffan Siebert, ka thënë sot se takimi i planifikuar në mes të liderëve të Ukrainës, Rusisë, Gjeranisë dhe Francës, do të kishte kuptim të mbahet vetëm nëse deri atëherë do të zbatohet plotësisht marrëveshja e arritur në Minsk, më 5 shtator.

Presidenti francez, Francois Hollande, ka thënë se do të udhëtoj për në Astana, në qoftë se do të ketë mundësi që të bëhet përparim i mëtejm në zbatimin e marrëveshjes.

Presidenti ukrainas Petro Poroshenko ka thënë se takimi do të mbahet nëse deri atëherë finalizohet një dokument i marrëveshjes, që do të mund të nënshkruhet.

Komentet u bënë pas takimit të sotëm në Berlin, ku përfaqësues nga Ukraina, Rusia, Franca dhe Gjermania, kanë diskutuar rreth situatës në Ukrainë

XS
SM
MD
LG