Ndërlidhjet

logo-print

Hollande kërkon nga Putin që ta respektoj integritetin e Ukrainës


Presidenti francez, Francois Hollande

Presidenti francez, Francois Hollande

Presidenti i Francës, Francois Hollande, ka thënë se do të donte që sanksionet perëndimore ndaj Rusisë të hiqen në rast se Moska e respekton sovranitetin e Ukrainës.

Gjatë një interviste të dhënë sot për radion franceze, Hollande i ka bërë thirrje presidentit rus Vladimir Putin, që ta respektoj integritetin territorial të Ukrainës, që të ndaloj me mbështetjen ndaj seperatistëve në lindje të Ukrainës si dhe ta lejoj Kievin që të zhvilloj marëdhëniet ekonomike me Perëndimin.

BE-ja dhe SHBA-ja kanë imponuar sanksione ndaj Rusisë pas aneksimit të Krimesë nga ana e Rusisë në mënyrë të paligjshme dhe për mbështetjen e vazhdueshme të Rusisë ndaj seperatistëve.

Si rezultat i konfliktit në Ukrainën lindore, që nga muaji prill janë vrarë më shumë se 4 mijë e 700 persona.

XS
SM
MD
LG