Ndërlidhjet

logo-print

Tri roje saudite të vrarë në kufi me Irakun


Ilustrim

Ilustrim

Tri roje saudite kufitare, duke përfshirë edhe një oficer të lartë, janë vrarë nga një sulm në kufi me Irakun.

Ministria e Brendshme e Arabisë Saudit,e ka njoftuar se sulmi ka ndodhur pasi katër persona të të paidentifikuar e të armatosur në rajonin Arar, kanë hapur zjarrë mbi patrullën kufitare.

Menjëherë pas të shtënave, sipas minstrisë, ka shpërthyer një eksploziv i cili ka lënë të vdekur tri rojet kufitare, në mesin e të cilëve edhe Gjenerali Oudah al-Belawi.

Tre persona të tjerë të armatosur janë qëlluar për vdekje nga ana e autoriteteve arabe.

Organi më i lartë fetar në Arabinë Saudite e ka dënuar sulmin ndërsa e ka ripërsëritur mbështetjen për qeverinë në luftën kundër grupeve ekstremiste.

Militantët e Shtetit Islamik, të cilët janë të angazhuar në luftime të ashpra në Irak dhe Siri, raportohet se kanë marrë territore të mëdha në kufirin midis Irakut dhe Arabisë Saudite, pavarësisht mbrojtjes së madhe saudite dhe kamerave të monitorimit.

XS
SM
MD
LG