Ndërlidhjet

Jep dorëheqje inspektori i përgjithshëm i CIA-s


Ilustrim
Ilustrim

CIA ka njoftuar sot se inspektori i përgjithshëm i saj, i cili e ka hetuar një mosmarrëveshje në mes të agjencisë dhe Kongresit në lidhje me ndalimin, trajtimin dhe marrjen në pyetje të të ndaluarve nga ana e CIA-s, nga data 31 janar nuk do të jetë në këtë pozitë, ngase ka dhënë dorëheqje.

Agjencia përmes një deklarate ka njoftuar se David Buckley, i cili për më shumë se katër vite ka shërbyer si mbikqyrës i brendshëm i agjencisë, ka dhënë dorëheqje me qëllim që ta shikoj një mundësi tjetër në sektorin privat.

Zyrtarët kanë thënë se dorëheqja e tij nuk ka lidhje me politikën apo me ndonjë rast që ai e ka hetuar

Zyra e Buckley në korrikun e vitit të kaluar, e ka publikuar një raport rreth një mosmarrëveshje në mes të agjencisë dhe komisionit për intelegjencë në Senatin amerikan.

Raporti ishte dërguar për hetim në Departamentin e Drejtësisë por zyrtarët nga ky departament, nuk kishin pranuar të hapnin hetim të plotë për këtë çështje.

XS
SM
MD
LG