Ndërlidhjet

logo-print

Boko Haram vret dhjetëra civilë dhe ushtarë në Nigeri


Boko Haram

Boko Haram

Grupi militant Boko Haram, i ka vrarë dhjetëra civilë dhe së paku 11 ushtarë, gjatë marrjes së kontrollit mbi qyttein nigerian dhe bazën ushtarke në brigjet e liqenit Chad, gjatë fundjavës.

Islamistët e kanë sulmuar qytetin verilindor Baga dhe kazermat ushtarake në periferinë e qytetit gjatë të shtunës.

Në Baga është selia e një force shumëkombëshe ku përfshihen trupa nga Nigeria, Chadi dhe Kameruni.

Trupat ushtarake janë larguar nga zona pasi militantët e Boko Haram e kanë marrë nën kontroll bazën ushtrarake.

Më shumë se 10 mijë persona kanë vdekur nga viti i kaluar si rezultat i dhunës së shkaktuar nga Boko Haram.

XS
SM
MD
LG