Ndërlidhjet

logo-print

Irani nuk e lejon të dal jashtë vendit një muzikant të njohur


Në të majtë, muzikanti iranian Majid Derakhshani

Në të majtë, muzikanti iranian Majid Derakhshani

Një muzikant dhe kompozitor i njohur iranian, thotë se autoritetet janë duke e penguar atë që të udhëtoj jashtë vendit.

Majid Derakhshani, i ka thënë sot të përditshmes iraniane Etemad, se zyrtarët e sigurisë ia kanë konfiskuar pasaporten në aeroportin e Teheranit në fundjavë, teksa ai po udhëtonte drejt Dubait.

Derakhshani i ka cituar zyrtarët e sigurisë të kenë thënë, se ai e ka të ndaluar që të udhëtoj jashtë vendit.

Zyrtarët nuk i kanë dhënë ndonjë shpjegim tjetër por, Derakhshani, beson se prania e këngëtareve solo femra në videospotet e tij me rastin e festës së Vitit të Ri, mund të jetë arsye për këtë veprim.

Videoklipet e tij janë shikuar nga mijëra njerëz në internet.

Derakhshani tha se ai dhe anëtarët e grupit të tij Mah Banoo, janë marrë disa herë në pyetje gjatë muajve të fundit.

Që nga revolucioni islamik në vitin 1979, këngëtaret femra e kanë të ndaluar që të këndojnë solo në Iran.

XS
SM
MD
LG