Ndërlidhjet

Poroshenko: Viti 2015-të, vit i fitores sonë


Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko

Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko

Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko, thotë se potencialet ushtarake të njësive luftarake të venditm janë të gatshme plotësisht.

“Jam i bindur se viti 2015-të do të jetë vit i fitores sonë" ka thënë Poroshenko gjatë një ceremonie në rajonin Zhytomyr, 140 kilometra nga Kievi.

“Për ta arritur këtë ne kemi nevojë për një ushtri të fortë, patriotike dhe të pajisur mirë”, ka thënë ai.

Komentet u bënë pasi përfaqësuesit nga Ukraina, Rusia, Franca dhe Gjermania, janë takuar në Berli, në kuadër të përpjekjeve për rivendosjen e paqes në lindje të Ukrainës

XS
SM
MD
LG