Ndërlidhjet

Më 9 janar takim për Ukrainën


Pamje nga Kievi
Pamje nga Kievi

Përfaqësues të qeverisë në Kiev, në bisedimet për Ukrainën, në të cilat morën pjesë katër shtete, mbrëmë në Berlin, kanë thënë se ministrat e jashtëm të Ukrainës, Rusisë, Gjermanisë dhe Francës, do të takohen më 9 janar në Astana të Kazakistanit.

Oleksiy Makeyev, nga Ministria e jashtme e Ukrainës, i cili e ka udhëhequr delegacionin e Kievit në bisedimet në Berlin, mëtutje, ka shkruan në rrjetin Twitter se është e mundshme që një “marrëveshje e përgjithshme” të nënshkruhet në Astana.

Ai i ka thënë televizionit të Ukrainës se ekziston mundësia, po ashtu, për një takim në Kiev, ku do të merrnin pjesë zyrtarë nga Ukraina, Rusia, OSBE-ja dhe përfaqësues të rajoneve lindore, Donjeck dhe Luhansk, në Ukrainë, të cilat aktualisht janë nën kontrollin e separatistëve prorusë.

XS
SM
MD
LG