Ndërlidhjet

SHBA: SpaceX i gatshëm për lansim


Anija kozmike Dragon e kompanisë private amerikane SpaceX

Anija kozmike Dragon e kompanisë private amerikane SpaceX

Kompania private amerikane, SpaceX, po përgatitet për lansimin e një tjetër anijeje kozmike transportuese për në Stacionin Ndërkombëtar të Gjithësisë, gjatë ditës së sotme.

SpaceX, po ashtu, do të përpiqet ta ateroj rakektën Falcon në një platformë në oqean, pasi ajo ta lansoj anijen kozmike Dragon në orbitë.

Raketa Falcon do të fluturoj afro 240 kilometra në hapësirë, e pastaj do të kthehet dhe do të përpiqet të ateroj në një platformë, që gjendet afro 320 kilometra nga bregdeti i Floridës.

Zakonisht, raketa që e hedhë anijen kozmike në orbitë, bie në oqean si mbeturinë.

Kompania SpaceX shpreson të tregoj se raketa mund të përdoret përsëri.

Biznesmeni i pasur, Elon Musk, që e udhëheq kompaninë SpaceX, tha se ai “nuk ka ide” se a do të funksionoj kjo përpjekje.

Anija kozimike Dragon i dërgon në Stacionin Ndërkombëtar të Gjithësisë afro 2,200 kilogramë mallra.

XS
SM
MD
LG