Ndërlidhjet

logo-print

Kanada: Dërgohen anijet me ndihma për ushtrinë e Ukrainës


Pamje nga qyteti port Odesa në Ukrainë

Pamje nga qyteti port Odesa në Ukrainë

Dy anije të Kanadasë me ndihma jovdekjeprurëse për ushtrinë e Ukrainës, pritet të arrijnë sot në portin e Odesës.

Yuriy Biryukov, nga presidenca e Ukrainës, tha mbrëmë se ndihmat ushtarake, kryesisht uniforma dhe këpucë dimërore, do të pranohen nga agjencitë vullnetare në Odesë dhe pastaj do të shpërndahen te trupat ukrainase, që po luftojnë kundër separatistëve prorusë në pjesën lindore të Ukrainës.

Zoti Biryukov tha se një anije tjetër me ndihma ushtarake jovdekjeprurëse nga Kanadaja, pritet të arrijë më vonë këtë muaj.

XS
SM
MD
LG