Ndërlidhjet

logo-print

Siria ankohet për vizitën e McCainit dhe Kouchnerit


Ndërtesa e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork

Ndërtesa e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork

Siria është ankuar në Kombet e Bashkuara pasi senatori amerikan, John McCain, ish-ministri i jashtëm francez, Bernard Kouchner, dhe personalitete të tjera të njohura, kanë hyrë në këtë vend pa viza.

Agjencitë perëndimore të lajmeve raportuan mbrëmë vonë, se ambasadori sirian në Kombet e Bashkuara, Bashar Jaafari, në një letër më 30 dhjetor dërguar Këshillit të Sigurimit të OKB-së, thotë se vendet duhet të ndërmarrin “masa të menjëhershme” kundër shtetasve që në Siri udhëtojnë në mënyrë ilegale.

Letra e zotit Jaafari i referohet vizitës së senatorit amerikan, John McCain, në Siri në vitin 2013, dhe takimet e tij me liderët nga grupet kryengritëse.

Në letrën e tij, po ashtu, përmendet edhe vizita e zotit Kouchner në Siri, në nëntor të vitit 2014, dhe ajo e ish-diplomatit amerikan, Peter Galbraith, muajin e kaluar.

Sipas ambasadorit Jaafari, “aksionet e tilla janë shkelje e qartë e sovranitetit të Sirisë dhe të rezolutës së Këshillit të Sigurimit për Sirinë”.

XS
SM
MD
LG