Ndërlidhjet

logo-print

I refuzohet ankesa Fitim Lladrovcit


Prishtinë

Prishtinë

Gjykata e Apelit e Kosovës e ka refuzuar si të pabazë ankesën e mbrojtjes së të pandehurit Fitim Lladrovci kundër caktimit të masës së paraburgimit prej një muaji.

Paraburgimi ndaj Lladrovcit nën dyshimin se ka kryer veprën penale ”organizim dhe pjesëmarrje në grupe terroriste” ishte caktuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Lladrovci ka qenë njëri nga shqiptarët që ka marrë pjesë në luftën në Siri krahas grupeve militante, ndërsa është kthyer në Kosovë para disa javësh.

Refuzimin e ankesës ndaj paraburgimit e ka konfirmuar Gjykata e Apelit përmes një kumtese për media.

XS
SM
MD
LG