Ndërlidhjet

logo-print

Irani vari 16 njerëz vetëm këtë vit


Ilustrim

Ilustrim

Së paku 16 njerëz janë varur në Iran që nga fillimi i këtij viti.

Agjencia iraniane e lajmeve Fars ka raportuar se tre burra janë dënuar për përdhunim në qytetin Torkabeh dhe se ata janë varur publikisht, në prani të zyrtarëve të gjyqësorit.

Ndërkaq, më 4 janar, Agjencia e Aktivistëve për të Drejta të Njeriut me seli në SHBA ka raportuar për 13 njerëz të ekzekutuar në Iran, më 1 janar.

Që të gjithë ata, në mesin e tyre katër gra, kanë qenë të akuzuar për drogë.

XS
SM
MD
LG