Ndërlidhjet

SpaceX shtyn lansimin e raketës


Ilustrim

Ilustrim

Kompania private e hapësirës SpaceX ka shtyrë përpjekjen për të zbarkuar një raketë në një platformë në oqean.

Më pak se dy minuta para nisjes, inxhinierët kanë ndaluar lansimin e raktës Falcon 9 nga baza Cape Canaveral e Floridës, duke përmendur disa parregullsi.

Një zëdhënëse e kompanisë SpaceX ka thënë se lansimi do të bëhet më 9 janar.

Raketa Falcon pritet të bartë një anije me furnizime për gjashtë astronautët në bordin e Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës.

Zakonisht, raketa që e hedh anijen kozmike në orbitë bie në oqean si mbeturinë.

Por, kompania SpaceX shpreson të tregojë se raketa mund të përdoret përsëri.

XS
SM
MD
LG