Ndërlidhjet

IS sulmon ushtrinë në Anbar


Anbar, foto arkivi
Anbar, foto arkivi

Njëzetetre ushtarë të ushtrisë irakiane dhe forca aleate sunite janë vrarë në një përleshje me militantët e Shtetit Islamik (IS) në provincën Anbar.

Zyrtarët thonë se përleshja ka nisur pasi një sulmues vetëvrasës ka sulmuar një tubim të luftëtarëve sunitë, pranë qytetit al-Bagdadi.

Sulmi vetëvrasës është pasuar me sulme tokësore të militantëve kundër pozicioneve të afërta të ushtrisë dhe policisë.

Autoritetet thonë se 28 trupa qeveritare dhe forca aleate sunite janë plagosur po ashtu në sulm.

Ato nuk kanë dhënë shifrat e viktimave në mesin e militantëve.

XS
SM
MD
LG