Ndërlidhjet

logo-print

Dënohen protestat kundër “islamizimit” të Evropës


Nga një protestë e grupit Pegida.

Nga një protestë e grupit Pegida.

Politikanë dhe celebritë në Gjermani i janë bashkuar një fushate mediatike kundër Pegida-s, një grup protestues kundër, siç thuhet, “islamizimit” të Evropës.

Ish-kancelari Helmut Schmidt dhe futbollisti i pensionuar Oliver Bierhoff janë në mesin e 80 figurave që mbështesin peticionin në gazetën gjermane Bild.

Ai vjen pas protestave rivale që janë zhvilluar në gjithë Gjermaninë.

Rreth 18,000 njetëz kanë ndjekur tubimin kundër imigrantëve të hënën në Dresden.

Qysh nga muaji tetor ka pasur protesta javore nga Evropianët Patriotë kundër Islamizimit të Perëndimit – Pegida.

Por, kundër-protesta ka pasur në Berlin, Dresden dhe Shtutgart, me mijëra të tubuar.

XS
SM
MD
LG