Ndërlidhjet

Pakistani krijon gjykata ushtarake për “terroristët”


Pakistan
Pakistan

Parlamenti i Pakistanit ka miratuar ndryshimet kushtetuese, të cilat mundësojnë krijimin e gjyktave ushtarake për gjykimin e të dyshuarve për terrorizëm.

Të dyja dhomat e Parlamentit kanë miratuar ndryshimet me vota unanime.

Anëtarët e dy partive fetare, Jamat-e-Islami dhe Jamiat Ulema-e-Islam Fazal, kanë abstenuar.

Ndryshimet pritet të miratohen edhe nga presidenti këtë javë.

Ato do të jenë në fuqi për dy vjet.

Kryeministri i Pakistanit, Navaz Sharif, ka thënë muajin e kaluar se themelimi i gjykatave ushtarake do të bëjë që terroristët të paguajnë çmimin për “aktet monstruoze”.

XS
SM
MD
LG