Ndërlidhjet

Në Sarajevë të Bosnjës, gazetarët kanë mbajtur një konferencë, për të protestuar kundër sulmeve në media.

Takimi është zhvilluar një javë pasi policia në Sarajevë ka bastisur zyrat e një ueb-faqeje të re, e cila ka siguruar një bisedë telefonike që thuhet se zbulon korrupsionin në mesin e udhëheqjes së Bosnjës.

OSBE-ja ka dënuar bastisjen, duke thënë se ajo paraqet "ndërhyrje të rëndë dhe joproporicionale".

Protesta të gazetarëve ka pasur edhe dje në Banja Llukë dhe, sipas analistëve, ato janë paralajmërim se 2015-ta do të jetë vit i luftës për lirinë e mediave dhe të drejtave të gazetarëve në Bosnje.

XS
SM
MD
LG