Ndërlidhjet

Jahjaga uron besimtarët ortodoksë


Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka ururar besimtarët ortodoksë me rastin e Festës së Krishtlindjes.

“Kjo ditë feste le të na shërbejë për ta shtuar besimin dhe respektin e ndërsjellë, për t’iu gëzuar të arriturave tona të përbashkëta dhe për të punuar për një jetë më të mirë e më të begatë”, thuhet në urimin e Jahjagës.

“Në këtë ditë të shënuar, le të përkujtojmë të gjithë ata që nuk janë më në mesin tonë dhe të lutemi për ta. Njëkohësisht, të punojmë për përparimin dhe të ardhmen më të mirë të fëmijëve tanë, të familjeve tona dhe të vendit tonë të përbashkët”, ka shtuar presidentja Jahjaga.

XS
SM
MD
LG