Ndërlidhjet

Tajlanda ekstradon një të arratisur pakistanez


Gurmeet Singh (djathtas)
Gurmeet Singh (djathtas)

Një gjykatë në Bangkok ka miratuar ekstradimin e një të arratisuri pakistanez, i cili është dënuar për një sulm të vitit 1995 në Indi.

Në këtë sulm janë vrarë 16 persona, përfshirë një ministër.

Policia tajlandeze ka arrestuar Gurmeet Singh më 5 janar në një shtëpi pranë qytetit Pataja.

Singh ka ikur nga një burg i sigurisë së lartë më 2004, derisa ka qenë duke u gjykuar për përfshirje në sulmin e dy dekadave më parë.

Autoritetet tajlandeze kanë thënë se Singh ka jetuar ilegalisht në Tajlandë rreth katër muaj.

XS
SM
MD
LG