Ndërlidhjet

logo-print

Mustafa uron Krishtlindjen ortodokse


Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka uruar qytetarët e besimit ortodoks në Kosovë, me rastin e Festës së Krishtlindjes.

“Në ditën e Krishtlindjes ortodokse, ju lutem pranoni urimet e mia të sinqerta me shpresën se kjo festë do të sjellë harmoni, mirëqenie dhe solidaritet. Le të shërbejë dita e Krishtlindjes ortodokse si ditë e cila na afron të gjithëve, ditë e tolerancës fetare dhe mirëkuptimit ndaj njëri-tjetrit”, thuhet pos tjerash në urimin e kryeministrit Mustafa.

Ai po ashtu ka thënë se institucionet janë të përkushtuara për ta bërë Kosovën vend të “bashkëjetesës së drejtë”.

XS
SM
MD
LG