Ndërlidhjet

SHBA: Shqetësime për “sulmin” ndaj REL-it në Baku


Baku
Baku

Një kongresist amerikan ka thënë se është i shqetësuar me bastisjen e byrosë së Radios Evropa e Lirë në Baku dhe me sulmet ndaj organizatave joqeveritare në Azerbajxhan.

Përfaqësuesi amerikan, Bill Keating, demokrat nga Masaçusets, ka thënë se “bastisja e sponsorizuar nga qeveria në Radion Azadliq (REL) dhe arrestimi i gazetarëve Lelya Yunus, Arif Yunus, Khadija Ismayilova e të tjerë" ngrenë shqetësime serioze për partneritetin me SHBA-në dhe Perëndimin.

Keating ka thënë se aksionet e Azerbajxhanit “nuk janë në favor të stabilitetit”.

Ai i ka bërë thirrje administratës Obama që të bëjë “prioritet” shqetësimet nga Azerbajxhani.

Keating është anëtar i Nënkomitetit të Dhomës së Përfaqësuesve për Evropën, Euroazinë dhe Kërcënimet në zhvillim.

Zyrat e Radios Evropa e Lirë në Baku janë bastistur nga prokurorët e shtetit të Azerbajxhanit më 26 dhjetor.

XS
SM
MD
LG