Ndërlidhjet

Gerrard do të bëjë kontratë me LA Galaxy


Steven Gerrard
Steven Gerrard

Kapiteni i Liverpool-it, Steven Gerrard, është në prag të finalizimit të një marrëveshjeje 18-muajshe për t’iu bashkuar klubit amerikan të futbollit Los Angeles Galaxy.

Nënshkrimi i kontratës në vlerë prej 6 milionë sterlinash pritet të finalizohet këtë javë, raporton BBC.

Gerrard ka njoftuar javën e kaluar se do të largohet nga Liverpool-i në fund të sezonit, përkatësisht në qershor.

Ai ka luajtur për Liverpool-in qysh në vitin 1997.

XS
SM
MD
LG