Ndërlidhjet

Kurdët kontrollojnë 80% të Kobanit


Kobani, Siri
Kobani, Siri

Luftëtarët kurdë, që luftojnë militantët e Shtetit Islamik në Kobani të Sirisë, kanë marrë kontrollin e një zone të rëndësishme dhe tani kontrollojnë 80 për qind të qytetit.

Kurdët sirianë, të mbështetur nga forcat irakiane Peshmerga, kanë marrë zonën e sigurisë, përfshirë zyrat qendrore të policisë, ka bërë të ditur Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut.

Shteti Islamik ka avancuar në Kobani në muajin shtator dhe shumë shpejt ka pushtuar pjesën më të madhe të territorit.

Megjithatë, forcat kurde, të mbështetura nga sulmet ajrore të koalicionit ndërkombëtar, kanë arritur ta zmbrapsin atë.

Vëzhguesi, me seli në Britani, ka thënë se luftëtarët kurdë kanë marrë kontrollin e zonës së sigurisë, pas përleshjeve me armë zjarri që kanë nisur qysh mbrëmjen e së dielës.

Idriss Nassan, zyrtar nga Kobani, ka konfirmuar raportin dhe ka thënë se luftëtarët e Shtetit Islamik vazhdojnë të kontrollojnë qarqet lindore Maktala dhe Kani Kordan.

“Shpresojmë që brenda ditësh, forcat kurde të kenë nën kontroll gjithë qytetin”, ka thënë Nassan.

Avancimi i Shtetit Islamik në Kobani ka detyruar mijëra refugjatë të kalojnë kufirin me Turqinë.

Qindra njerëz besohet se janë vrarë në luftën për qytetin.

XS
SM
MD
LG