Ndërlidhjet

Në Rusi festohen Krishtlindjet Ortodokse


Ilustrim
Ilustrim

Në orët e para të ditës së sotme, katolikët ortodoksë, kanë nisur festimet me rastin e Krishtlindjeve.

Në mesin e shumë rusëvë të cilët i janë drejtuar kishës, kanë qenë edhe drejtuesit më të lartë të shtetit.

Kryeministri Rusisë, Dmitry Medvedev, së bashku me gruan e tij, morrën pjesë në meshën e Krishtlindjeve në katedralen Shpëtimtari në Moskë.

Gjatë mesnatës, presidenti rus Vladimir Putin nuk ishte në Moskë.

Në vend se të marrë pjesë në meshën në Moskë, Putin në mesnatë e ka vizituar një kishë që gjendet në një fshat të rajonit Voronezh.

Pjesëmarrja në meshë me rastin e Krishtlindjeve, tashmë është bërë traditë për udhëheqsit rusë.

“Ne jemi duke jetuar në kohë të vëshira”, ka thënë gjatë fjalimit të tij televiziv, patriarku i Moskës.

XS
SM
MD
LG