Ndërlidhjet

Navalny sfidon arrestin shtëpiak


Opozitari rus, Aleksei Navalny
Opozitari rus, Aleksei Navalny

Opozitari rus, Aleksei Navalny, e ka sdiduar arrestin shtëpiak dhe të martën ka vendosur që të dalë nga shtëpia e tij.

Ai të martën ka shkuar në një dyqan me qëllim që të blej qumësht por, gjatë rrugës ai është kapur nga tre burra të cilët e kanë shoqëruar atë për në apartamentin e tij.

Në lidhje me incidentin, Navalny, ka shkruar në faqen e tij të blogut ndërsa e ka postuar edhe një fotografi të realizuar nga bashkëshortja e tij.

Në fotografi shihen tre burra duke e shoqëruar Navalnyn.

Navalny më 5 janar është zotuar se nuk do ta respektoj arrestin shtëpiak duke e konsideruar këtë si një masë të paligjshme.

Ai thotë se nuk ka ndodhur asnjëherë në Rusi që një person të dërgohet në arrest shtëpiak pas shpalljes së vendimit të gjykatës.

Më 30 dhjetor, Navalny është shpallur fajtor dhe është dënuar me kusht në kohëzgjatje prej 3 vitesh e gjysmë.

Ndaj padrejtësisë që ai pretendon se po i bëhet, Navalny e ka dërguar një ankesë në gjykatë e cila gjatë të martës, është hedhur poshtë.

XS
SM
MD
LG