Ndërlidhjet

logo-print

Në Siri ishte përdorur gazi i klorit


Ilustrim

Ilustrim

Një raport i publikuar nga Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike, ka konkluduar se në tri fshatra siriane gjatë vitit të kaluar, është përdorur gazi i klorit.

Agjencitë perëndimore e kanë siguruar një kopje të raportit të misionit faktmbledhës të organizatës, i cili është publikuar të martën.

Raporti nuk e fajëson askend, por bën me dije se 32 nga 37 njerëzit e intervistuar, e kanë parë ose dëgjuar zhurmën e helikopterit në kohën e sulmeve me bomba të cilat përmbanin kimikale toksike .

Këshilli i Sgurimit i Kombeve të Bashkuara në lidhje me raportin ka diskutuar të martën.

“Kjo është prova më bindëse rreth përdorimit të gazit të klorit nga ana e regjimit sirian”, ka thënë ambasadorja amerikane në OKB, Samantha Power.

XS
SM
MD
LG