Ndërlidhjet

Bisedimet për Iranin mbahen më 18 janar


Ilustrim
Ilustrim

Irani thotë se raundi i ardhshëm i bisedimeve bërthamore me gjashtë fuqitë botërore, do të filloj në Gjenevë më 18 janar.

Agjencia zyrtare e lajmeve IRNA, e ka cituar kryenegociatorin e Teheranit, Abbas Araghchi, të ketë thënë se bisedimet do të zhvillohen në nivelin e ministrave të jashtëm.

Ai ka thënë se ekipi negociator i Iranit do të mbaj diskutime bilaterale me delegacionet e Shteteve të Bashkuara dhe të Rusisë, më datën 15 janar.

Bisedimet ndërmjet Iranit dhe gjashtë fuqive botërore duke përshirë SHBA-në, Rusinë, Kinën, Britaninë, Francën dhe Gjermaninë, synojnë rregullimin e programit bërthamor të Iranit në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare.

Palët synojnë që deri në mars, të arritet një marrëveshje politike dhe deri në muajin qershor, të gjendet një zgjidhje përfundimtare.

XS
SM
MD
LG