Ndërlidhjet

Shtatë të vrarë gjatë dy sulmeve në Afganistan


Ilustrim

Ilustrim

Zyrtarët në Afganistan thonë se shtatë persona, në mesin e të cilëve edhe një gjykatës provincial, janë vrarë gjatë dy sulmeve të ndara që kanë ngjarë.

Zëdhënësi i policisë, Hazrat Mashreqiwal, ka thënë se gjatë një sulmi që ka ngjarë në qytetin Jalabad në orët e hershme të ditës së sotme, është vrarë gjykatësi i provincës Laghman, Mohammad-ul Hasan, dhe janë lënduar dy fëmijët e tij.

Një bombë sipas policisë, ishte kurdisur prapa makinës së gjyqtarit.

Në veri të provincës Baghlan, zëdhënësi i policisë Jawed Basharat, thotë se janë vrarë gjashtë punonjës të një projekti rrugor.

Ai tha se një person tjetër është plagosur dhe dy të tjerë janë zhdukur pas sulmit.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për asnjërin nga sulmet.

Militantët talebanë i kanë shtuar sulmet në Afganistan që kur forcat amerikane dhe ato të NATO-s zyrtarisht e kanë përfunduar misionin e tyre luftarak në Afganistan, në fund të vitit të kaluar.

Në Afganistan aktualisht vepron një forcë mbështetëse ndërkombëtare, kryesisht amerikane, në përbërje të rreth 13 mijë ushtarëve.

XS
SM
MD
LG