Ndërlidhjet

Vriten dy policë në Kaukazin Verior


Ilustrim
Ilustrim

Dy policë janë vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur kur sulmues të panjohur kanë hapur zjarr në një automjet të policisë në Deghestan të republikës ruse të Kaukazit Verior.

Incidenti ka ngjarë në orët e vona të së martës në qarkun Khasavyurt.

Shërbimi për media i policisë në Daghestan, ka njoftuar se policia e ka ndjekur makinën e disa sulmuesve dhe ka qëlluar mbi ta, duke lënë të vdekur së paku njërin nga sulmuesit.

Kërkimet për sulmuesit e tjerë akoma janë duke vazhduar.

Për vite me radhë, dhuna është e pranishme në republikën ruse të Kaukazit Verior.

Grupet militante dhe kriminale janë aktive në atë rajon, pavarësisht përpjekjeve të Kremlimit për rivendosjen e stabilitetit në këtë zonë.

Policia dhe zyrtarët janë vazhdimisht në shënjestër të sulmeve.

XS
SM
MD
LG